Giresse: Kemi ftuar disa lojtarë të rinj

Selektori i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është paraqitur në konferencë për media, para dy ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kosova do të përballet me Irlandën Veriore dhe Qipron, dhe në listën e publikuar ka disa emra të rinj. Trajneri ka sqaruar strategjinë e ndjekur në përpilimin e listës dhe më pas është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell të gjitha të thënat nga Giressë në këtë konferencë për shtyp.

Fjalimi hyrës i Giresse:

Përshëndetje të gjithëve,

Besoj se e dini rëndësinë e këtij grumbullimi, që ka të bëjë me ndeshjet ndaj Irlandës Veriore dhe Qipros. Kemi përgatitur një listë lojtarësh dhe për mënyrën se si kemi bërë përzgjedhjen e kësaj liste, listë kjo ku kemi grumbulluar lojtarët që sipas nesh kanë qenë me formën më të mirë aktualisht, lojtarë që padyshim ishin më me rëndësi në skuadrat e tyre, por janë me rëndësi edhe te kombëtarja. Në këtë fillim të sezonit të ri, në liga të ndryshme, kemi ndjekur edhe lëvizjet e lojtarëve nëpër klube të ndryshme. Është e rëndësishme të formojmë bazën e ekipit dhe jemi fokusuar në pjesën e lojtarëve të rinj, të sjellim më shumë lojtarë të rinj, në mënyrë progresive, që në të ardhmen ata të kenë rol kyç në kombëtaren tonë, duke ruajtur gjithmonë bazën e njëjtë për ata që janë të rëndësishëm për ne, por duke afruar edhe emra të rinj. Është kjo ajo që e karakterizon grumbullimin e kësaj radhe. Pra emrat e rinj. Sikurse herëve tjera dhe në muajin qershor, edhe kësaj radhe për fat të keq përballemi me mungesa për shkaqe lëndimesh, por edhe shkaqe të tjera. Është shqetësues fakti që në vikendin e fundit kemi disa lojtarë që janë lënduar, por çfarë ne duhet të bëjmë është t’i zëvendësojmë ata sa më mirë me pjesën tjetër që kemi” ka thënë Giresse.