Gjarpri ‘i pakapshëm’, mbytet nga ushqimi i tij

Thuhet se ai është një nga gjarpërinjtë më të rrallë të Amerikës së Veriut. Ky gjarpër jo vetëm që e kalohen kohën më të madhe të jetës së tij në nëntokë apo duke u fshehur nëpër shkëmbinj, por mendohet se nuk kamë shumë se 26 gjarpërinj të tillë.

Deri më tani askush nuk e dinte se me çfarë ushqehej ky gjarpër ‘i pakapshëm’ (Tantilla oolitica ) . ai është përshkruar fillimisht në vitin 1966, por askush nuk kishte parë më një të tillë, të gjallë apo të ngordhur që prej vitit 2018.

https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2022/09/snake.jpg?w=696&ssl=1

Në shkurt të këtij viti, një vizitor  i parkut shtetëror John Pennekamp Coral Reef, gjeti këtë gjarpër të kurorëzuar ndërsa ecte përgjatë një shtegu.

Ajo që është e pabesueshme është se trupi i gjarprit kishte ngrirë duke gëlltitur trupin e një njëqindkëmbësh.

“U mrekullova kur pashë fotot”, tha Coleman Sheehy, mexheri i koleksionit të herpertologjisë së Muzeut të Floridës ku rruhet tani ekzemplari.

Gjarpri u mbyt pasi kishte gëlltitur rreth 5 centimetra të njëqindkëmbëshit, atij i duhej të hante dhe 2.3 centimetra që ta mbaronte vaktin.

“Është  shumë e rrallë të gjesh ekzemplarë që kanë ngordhur teksa hanë prenë dhe duke pasur parasysh se sa specie e rrallë është nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjetje të tillë, ne u hutuam të gjithë”, u shpreh Coleman Sheehy

Sipas Science  Alert, gjarprit të gjetur ju bë edhe një autopsi e cila tregon se gjarpri ka një plagë të shkaktuar nga  njëqindkëmbëshi helmues, por ai i ka shkaktuar pak dëme, ndërsa ngordhja e ‘të pakapshmit’ ka  ardhur për shkak të mos furnizimit me ajër.