Gjelbërimi i jetës vegjetale po spostohet si valë në veri-lindje. Zakonisht çdo vit ky fenomen zhvendoset nga Veriu në Jug e anasjelltas, ndërkohë që, si pasojë e ndryshimeve klimatike, ka ndryshuar duke u drejtuar jo drejt jugut, por drejt lindjes.
Studimi është realizuar nga qendra gjermane për kërkimet integruese mbi biodiversitetin dhe mjedisin, në bashkëpunim me universitete të ndryshme.
Kërkuesit kanë vëzhguar të dhënat satelitore dhe kanë monitoruar gjelbërimin global. Qëllimi ishte riorganizimi i planetit tonë në një botë që po vuan pasojat e ngrohjes globale, kryesisht si pasojë e aktivitetit njerëzor.
Duke analizuar zhvendosjet ndër dekada, është vërejtur një spostim konstant drejt veriut në të gjitha stinët, dhe jo drejt jugut. Sipas ekipit, kjo tregon se stinët e gjata e më të ftohta të hemisferës veriore të globit e lejojnë jetën vegjetale të qëndrojë e tillë më gjatë, përfshirë edhe zhvendosjen gjithnjë drejt lindjes.








