Gjendet avioni i zhdukur në Nepal, nxirren 14 trupa nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit nga Nepali gjetën rrënojat e avionit që u rrëzua të dielën dhe deri më tani kanë nxjerrë 14 trupa të pajetë, ndërsa tetë persona ende llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e shpëtimit nxorën 14 trupa nga rrënojat, konfirmoi Teknath Sitaula, një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar të Katmandu Tribhuwan.

Nuk ka asnjë shpresë që të ketë të mbijetuar, ndërsa kërkimet për kufomat e tetë personave vazhdojnë.

Një avion i vogël me 22 persona humbi kontaktin me kullën e aeroportit të dielën teksa fluturoi në zonën mbi grykat e thella të lumenjve dhe majat malore.

Ushtria tha se avioni u rrëzua në Sanosware, në qarkun Mustang, pranë qytetit malor Jomsoma, drejt të cilit po fluturonte nga vendpushimi Pokhara, 200 kilometra në perëndim të Katmandu. /aa