Ballina Lajmet Kosovë Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit

Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit

Është gjetur pa shenja jete 69-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur që nga dita e enjte e kësaj jave.

FSK-ja dhe policia ishin në kërkim të 69-vjeçares, ndërkaq sot ajo është gjetur e vdekurKëtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ekipet e FSK-së dhe Policisë trupin e kanë gjetur rreth orës 14:00.Viktima ishte raportuar e zhdukur nga data 26.09.2019.