Ballina Lajmet Kosovë Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë të dielën.

Sipas Policisë së Kosovës, vdekja është konstatuar dhe ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 – orësh.