Gjendet një varrezë masive me 25 trupa emigrantësh në Malawi

Qeveria e Malawit është zotuar të veprojë pas zbulimit të një varri masiv ku u gjetën trupat e 25 emigrantëve që mendohet se ishin etiopianë.

Trupat u zhvarrosën në një pyll të qarkut Mzimba pasi djemtë e rinj thuhet se zbuluan një erë të keqe.

Të nesërmen katër trupa të tjerë u gjetën 5 km larg nga varri.

“Është një gjendje për të ardhur keq. Ne si qeveri po e dënojmë vërtet këtë lloj aktiviteti. Nuk është e drejtë, nuk është mirë”, ka thënë ministrja e Sigurisë Kombëtare, Jean Sendeza për programin e BBC-së “Focus on Africa”.

Ajo theksoi se policia po heton dhe se personat e përfshirë do të kapen.

Një ekspertizë pritet të kryhet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Një grup prej 72 emigrantësh të dyshuar nga Etiopia u arrestuan pasi policia u informua për praninë e tyre në një rezervat tjetër pyjor qeveritar.

Dhjetë malavianë u arrestuan gjithashtu me dyshimin se ishin pjesë e një grupimi të përfshirë në trafikimin e etiopianëve. Ata nuk janë paraqitur ende në gjykatë.

“Qeveria po intensifikonte kontrollet në rrugë dhe kufij për të ndaluar trafikantët e dyshuar të qenieve njerëzore, veçanërisht në veri të vendit tjetër”, shtoi Sendenza.

Organizatat e shoqërisë civile në Malawi u kanë bërë thirrje gjithashtu thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë mjeko-ligjor.

Malawi po përballet me problemin e trafikimit të qenieve njerëzore në të cilat grupe të organizuara trafikojnë burra, gra dhe fëmijë nga vendet e Afrikës Lindore, duke përfshirë Etiopinë dhe Somalinë. Nga Malawi ata trafikohen më tej në Afrikën e Jugut, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.