Gjendja e të dyshuarës për vrasjen e një burri në Majac të Podujevës dhe plagosjen e një gruaje e cila ka vdekur në Emergjencë vazhdon të jetë e rëndë.
31-vjeçarja pasi kishte qëlluar për vdekje një burrë, kishte plagosur edhe një grua dhe më pas kishte qëlluar edhe veten.
Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitar i Kosovës, ku kanë njoftuar pë vdekjen e 71-vjeçares.
“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate. Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë.








