Gjendje e alarmante te PSG-ja para duelit me Bayernin në Champions

Pasi ka shfaqur mangësi shqetësuese në të gjitha repartet këtë vit, Paris Saint-Germaini ka nevojë të dëshpëruar të bashkojë veprimet e këtyre reparteve në fushë nëse dëshiron të ketë një shans kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme. Lideri i Ligue 1 kanë humbur tri ndeshje në vitin 2023, më e fundit të mërkurën mbrëma në disfatën 2:1 ndaj rivalit të hidhur Olympique de Marseille në 1/8 e finales së Kupës së Francës, kur u pushtuan nga agresiviteti i skuadrës së trajnerit Igor Tudor gjatë gjithë kohës.

Kjo disfatë i kushtoi Parisit edhe me eliminim nga kupa. Me sulmuesin Kylian Mbappe jashtë fushës shkaku i lëndimit edhe për dy javë të tjera, që do të thotë se ai nuk do të luajë kundër Bayernit në stadiumin “Parc des Princes” të martën e ardhshme, PSG-ja është pa një fitues të ndeshjes, ndërsa braziliani Neymar ishte jashtëzakonisht zhgënjyes kundër Marseillet. Vetëm Lionel Messi në repartin e sulmit ka qenë në nivelet e tij kohët e fundit dhe kjo nuk do të mjaftojë aspak kundër gjigantit të Bundesligës.

“Kur ata dominohen, askush prej lojtarëve nuk përgjigjet me të vërtetë. Është gjithmonë e njëjta gjë: nëse ata mund të luajnë me ritmin e tyre, nuk ka asnjë problem”, tha ish-lojtari i PSG-së, Edouard Cisse, për të përditshmen sportive franceze ‘L’Equipe’ të enjten sa i përket duelit me Bayernin. “Sapo skuadra kundërshtare vendos intensitetin, ata humbasin. Kështu që, do të jetë shumë vështirë për ta kaluar Bayernin në Champions”.

Në mesfushë, PSG-ja ishte jashtëzakonisht e dominuar pasi vetëm Marco Verratti ka kapacitetin për të qëndruar në këmbë dhe Vitinha, i cili është futur në lojë si lojtar pas Messit dhe Neymari, ndërsa trajneri Christophe Galtier riorganizoi ekipin e tij në mungesë të Mbappet, ende nuk e ka treguar nëse mund të vendosë sulmuesit e tij në pozicionet më të mira. Bayerni, në vend të kësaj, ka rizbuluar formën e tij, duke shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit të Bundesligës – jo një ogur i mirë për PSG-në, mbrojtja e të cilit shpesh ka qenë e dobët këtë vit. Sergio Ramos mund të ketë shënuar golin e barazimit të mërkurën ndaj Marseillet, por agresioni i tij nuk e kompenson mungesën e ritmit dhe ndjenjën e dobët të mbrojtjes dhe spanjolli shpesh e lë Marquinhos vetë. Braziliani, edhe një herë, u kërkoi shokëve të tij të skuadrës që të ngrihen pas humbjes nga Marseille.

“Duhet të mbyllim gojën dhe të punojmë”, tha ai. “Javën tjetër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të jemi gati”.

Mënyra më e mirë e veprimit e PSG-së mund të jetë të gërmojë thellë dhe të gjejë njëfarë krenarie përpara një ndeshjeje në Ligue 1 kundër Monacos të shtunën dhe duelit të së martës ndaj Bayernit.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe jemi të zemëruar”, tha portieri Gianluigi Donnarumma. “Duhet të reagojmë patjetër në ndeshjet e tjera”.

Nëse talenti i ka munguar së fundmi PSG-së, zemërimi mund t’i çojë diku, ndoshta në eliminimin e Bayernit dhe avancimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.