Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA (Video)

Guvernatori i Virxhinias ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas protestave të dhunshme nga nacionalistet – supremacistët e bardhë.

Policia po përpiqet të shpërndajë qindra protestues në qytetin Charlottesville, pas përleshjeve që shpërthyen.

SHBA-të janë rikthyer në kohë sa u përket problemeve racore, ndërsa presidenti i vendit Donald Trump vetëm sa i ka theksuar ato, duke qenë se në kabinetin e tij gjenden vetëm 2 persona me ngjyrë dhe një hispanik, nga 20 sa përbëhet kabineti. /MESAZHI/