Gjenerata e 14 e procesorëve Intel vjen në Tetor dhe funksionon në pllakat amë të gjeneratës së 12 dhe 13

Përdoruesit e pllakave amë të serive 600 dhe 700 do të kenë nevojë për një përditësim BIOS që procesorët e rinj të funksionojnë.

Intel mund të lançojë linjën e shumëpritur të procesorëve të gjeneratës së 14-të Raptor Lake Refresh në Tetor sipas një raporti nga disa media Kineze.

Procesorët e rinj, të cilët me shumë gjasa do të kenë frekuenca më të larta dhe me shumë mundësi më shumë bërthama për disa modele, janë përmendur nga Enthusiast Citizen i cili beson se do të debutojnë mes 17-23 Tetorit.

Raporti thotë se Core i7-14700K mund të ketë më shumë bërthama sesa i7-13700K dhe janë seritë K të cilat do të debutojnë të parat konkretisht: Core i5-14600K, Core i7-14700K dhe Core i9-14900K.

Lëvizja e Intel vjen disa muaj pasi AMD lançoi seritë Ryzen 7000 me 3D V-Cache të cilët konsiderohen se ofrojnë performancën më të mirë gaming.

Është e mundur që Intel të mbyllë ose të eliminojë diferencën në performancën gaming ndërsa të zgjerojë udhëheqjen në performancën multi-core.

Procesorët e rinj do të jenë gjenerata e tretë që mbështet nga foleja LGA 1700 e cila kur debutoi ishte menduar të mbështetësve vetëm dy gjenerata.

Përdoruesit e pllakave amë të serive 600 dhe 700 do të kenë nevojë për një përditësim BIOS që procesorët e rinj të funksionojnë.

Debutimi vjen në një kohë kur Intel anuloi ose shtyu debutimin e procesorë Meteor Lake për desktopët. Këto procesorë do të vinin me një arkitekturë të Intel 5 ndërtuar mbi procesin 7-nanometër të fabrikimit. Kujtojmë se seritë Ryzen 7000 janë ndërtuar mbi procesorin 5-nanometër të fabrikimit.

Meteor Lake, që i bie të jetë gjenerata e 15-të, në desktop do të sjellë rritje të ndjeshme performance.