Gjenerata e re e smartfonëve Google Pixel mund të shohë një rritje dramatike çmimi

Raportimet e fundit flisnin një rritje të mundshme çmimi prej 50 deri në 100 dollarë për Pixel 8 i cili do të kushton 699 dollarë në rastin më të keq.

Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro pritet të jenë disa prej smartfonëve më të kushtueshëm të Google kur të debutojnë këtë vit. Detajet më të fundit sugjerojnë disa ndryshime dramatike në kosto me një rritje që mund të shkojë deri në 300 dollarë për disa modele.

Pixel 7a lançuar së fundi kushton 499 dollarë, një rritje me 50 dollarë krahasuar me Pixel 6a. Nisur nga kjo, një rritje është pritur edhe për Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro bazuar edhe në kushtet ekonomike.

Raportimet e fundit flisnin një rritje të mundshme çmimi prej 50 deri në 100 dollarë për Pixel 8 i cili do të kushton 699 dollarë në rastin më të keq.

Megjithatë këtë fundjavë u raportua se rritja mund të jetë akoma më e lartë. Tech Outlook sugjeroi se çmimi Europian për modelin bazë të Pixel 8 do të jetë deri në 225 euro më shumë sesa Pixel 7 dhe 335 euro më shumë për Pixel 8 Pro krahasuar me modelet e kaluara.

Nëse ky informacion është i saktë, do të shohin që një prej avantazheve më të mëdha që telefonët Pixel kishin kundrejt modeleve të tjera Android, që është vlera që merr për paratë që paguan, të zhduket.

Edhe një rritje çmimi prej 100 dollarësh do të ishte një shok për komunitetin ndërsa Google pritet të hedhë dritë mbi smartfonët më 4 Tetor në evenimentin “Made for Google” në Nju Jork.