Gjermani – Sulm racist ndaj Xhamisë Sultan Ahmet në Dortmund

Një svastikë është vizatuar në portën e Xhamisë Sulltan Ahmet të Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) në lagjen Dorstfeld në Dortmund të Gjermanisë.

Turgut Ulker, kryetar i Shoqatës së Xhamisë Sulltan Ahmet, tha se një sulm i ngjashëm është kryer në xhaminë e tyre muajin e kaluar dhe se ata ishin të shqetësuar për këto sulme të fundit.

Ulker tha se ata raportuan sulmin e fundit në polici.

“Ne jemi të shqetësuar për sulmet e fundit kundër xhamive dhe myslimanëve. Xhamia Selimiye në Eving u sulmua në dhjetor dhe Xhamia e Madhe Eving iu nënshtrua sulmeve raciste në vitin 2019. Ne kërkojmë që autoritetet të marrin masa urgjente dhe të mbrojnë vendet tona të adhurimit. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër racizmit në Dortmund, së bashku me të gjitha organizatat demokratike. Do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që mundemi për të siguruar që Dortmundi të mbetet një qytet i tolerancës”, tha ai.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Essen, Sezai Tolga Simsir, vizitoi xhaminë dhe e inspektoi atë, duke thënë se ata do të ndjekin këtë çështje.

Volkan Baran, deputeti i Partisë Social Demokratike Gjermane (SPD) të Renanisë Veriore Vestfali, gjithashtu vizitoi xhaminë dhe u uroi të shkuara administratorëve dhe komunitetit të xhamisë.

Policia inspektoi xhaminë dhe svastikën e vizatuar me spërkatje. /trt