Gjermania: Jo Perëndimi, por Putini është shkaktar për krizën ushqimore në Afrikë

Gjermania ka dënuar përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një narrativë se Perëndimi është përgjegjës për krizën ushqimore në Afrikë, sipas një deklaratë të zëdhënësi të ministrisë së jashtme, shkruan skynews.

“Duhet të theksojmë se fakti që ekziston rreziku i një krizë ushqimore në disa vende të botës, dhe që disa vende nuk kanë mundësi të eksportojnë drithërat, është pasojë e agresionit rus dhe jo e sanksioneve perëndimore”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë tha se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane nënkuptonte se vendi po ri-armatosej dhe kjo do të rriste rreziqet e sigurisë.

“Ne e perceptojmë deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz si një tjetër konfirmim se Berlini ka vendosur një kurs për një armatosjen e shpejtë të vendit.

Si mund të përfundojë kjo?

Mjerisht, kjo është e kuptueshme,” tha Maria Zakharova. /abcnews