Gjermania ka pranuar më shumë se 27 mijë refugjatë ukrainas

Më shumë se 27,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë.

Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27,491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani, konfirmoi një zëdhënës i ministrisë së Brendshme për CNN të shtunën.

Por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, ka paralajmëruar ministria.

“Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme. /koha