Gjermania mirëpret përpjekjet e Turqisë për të zgjidhur krizën Rusi-Ukrainë

Christofer Burger

Christofer Burger vlerësoi përpjekjet e Turqisë për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë.

“Çdo kontribut për zgjidhjen e konfliktit aktual është natyrisht i mirëpritur”, u shpreh zëdhënësi i MPJ gjermane duke theksuar se Turqia është partnere e NATO-s dhe se me Ankaranë ekziston një koordinim në kuadër të Aleancës. /trt