Gjermania sërish rekord infektimesh

Gjermania regjistroi më shumë se 300 000 infeksione të reja me koronavirus brenda një dite për herë të parë, sipas shifrave të publikuara të enjten nga autoriteti shëndetësor i vendit.

”Autoritetet shëndetësore regjistruan ekzaktësisht 318 387 raste në 24 orë”, sipas institutit ”Robert Koch” (RKI), nga 294 931 një javë më parë.

Të dhënat më të fundit ditore treguan 300 vdekje nga koronavirusi, nga 278 një javë më parë.

Shkalla e infeksionit shtatëditor arriti në 1 752 për 100 000 banorë, një tjetër rekord.

Numri real i rasteve dhe vdekjeve besohet të jetë shumë më i lartë, pasi shumë infeksione mbeten të pazbuluara. /atsh