Gjigantët e teknologjisë bashkëpunojë për të luftuar manipulimin e zgjedhjeve përmes AI

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekst, imazhe dhe video në pak sekonda, ka shtuar frikën se teknologjia e re mund të përdoret për të manipuluar zgjedhësit ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë së botës po shkon drejt kutive të votimit këtë vit.

Një grup prej 20 kompanish teknologjike njoftuan ditën e Premte se kanë rënë dakord të punojnë të bashku për të parandaluar interferimin e përmbajtjeve mashtruese gjeneruar nga inteligjenca artificiale me fushatat zgjedhore në mbarë botën këtë vit.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekst, imazhe dhe video në pak sekonda, ka shtuar frikën se teknologjia e re mund të përdoret për të manipuluar zgjedhësit ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë së botës po shkon drejt kutive të votimit këtë vit.

Nënshkruesit e këtij memorandumi, i cili u bë publik në Konferencën e Sigurisë në Mynih, janë kompani si OpenAI, Microsoft dhe Adobe por edhe platforma të medias sociale si Meta, TikTok dhe X.

Marrëveshja përfshin angazhimin e kompanive për të bashkëpunuar në zhvillimin e mjejteve të cilat identifikojnë imazhe, video dhe audio gjeneruar nga AI për qëllime manipulimi si dhe të krijojnë fushata ndërgjegjësimi për edukimin e votuesve.

Disa prej teknologjive që mund të përdoren për identifikimin e mjeteve të tilla janë vendosja e etiketave me tekst ose integrimi i të dhënave meta në përmbajtje të tilla.