Nga sot në Greqi hyn në fuqi vendimi se të gjithë personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç do të gjobiten me nga 100 euro çdo muaj.
Fillimisht gjoba për janarin do të jetë 50 euro si një mënyrë për të rritur nivelet e vaksinimit dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.
Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se 90 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç janë vaksinuar ose kanë rezervuar një takim vaksinimi.
Nga ky vendim i ndëshkimit pritet të preken rreth 300.000 njerëz.
Punonjësit shëndetësorë që nuk kanë marrë një dozë kundër Covid-19 janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat e vaksinimit. /euronews


