Gjykata ia ndalon mësueses muslimane të mbajë shami

Një mësuese e shkollës fillore e besimit islam, a humbur betejën me ligjin që ndalon mbajtjen e shamisë  në institucionet publike.

Gjyqtari i Gjykatës së Punës në Berlin të Gjermanisë vendosi që ligji neutral i shtetit për mësuesit, policët dhe zyrtarët e gjykatës ishte kushtetuese, ia ndalon mësueses në fjalë ushtrimin e profesionit të saj.

16 shtetet e Gjermanisë kanë ligje të ndryshme mbi përdorimin e shamive në shkolla.

Tre vjet më parë, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë shfuqizoi një ligj të përgjithshëm për mësueset që i mbanin ato.

Gjykata federale përmendi lirinë fetare, megjithëse nëpunësit civilë në të gjithë Gjermaninë nuk lejohet të mbulojnë fytyrën, (burka) por se shamia lejohet.

Që nga vendimi federal i vitit 2015, çdo shtet ka hartuar rregullat e veta për mësuesit myslimanë.

Mësuesja në Berlin punoi vetëm një ditë në shkollën fillore, para se të caktohet të shkonte në një kolegj ku ajo lejohej të mbante shaminë. /MESAZHI/