Gjykata sot vendos masën e parë për vrasësin e 22 vjeçarit

Në ora 13:30 pritet që Gjykata Themelore në Gjilan të marr vendim lidhur me masën e paraburgimit për të dyshuarin e vrasjes së 22 vjeçarit, Fatlind Arifi në Bresalc të Gjilanit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar prokurori i rastit, Agron Uka.

Uka ka thënë se tashmë është marrë vendim që seanca dëgjimore të mbahet në ora 13:30 dhe se në këtë seancë pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Liridon Uruqi.

Uruqi është i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifit.