Gjykatësi dhe burrat në konflikt

Elmaz Fida

Tregohet se para gjykatësit u paraqitën dy burra për një konflikt, njëri shitës gjelash kurse tjetri shitës bostanësh.
Shitësi i gjelave i dërgoi një kafaz me gjela, ryshfet, me qëllim që gjykatësi të gjykojë në favor të tij, kurse shitësi i bostanëve i dërgoi pesë kokrra bostani të mira, për të njëjtën arsye.
Gjykatësi,vendosi ti japë të drejtë tregtarit të gjelave, nisur dhe nga fakti që një kafaz me gjela ishte më i shtrenjtë sesa pesë kokrra bostani. Pasi e shoqja i kishte gatuar një gjel dhe e shijoi në maksimum, i kërkoi ti ndajë një bostan. Ajo e ndau dhe brenda tij gjeti një lirë floriri. Hapi dhe bostanin tjetër, po ashtu, të pesë kokrrat e bostanit kishin nga një lirë floriri brenda. Menjëherë ndërroi mendje, do gjykonte në favor të shitësit të bostanit.
Ditën e gjyqit, pasi deklaroi vendimin e tij, shitësi i gjelave ndërhyri dhe tha:”Po ëfarë u bë me zgjuesin e njerëzve në mëngjes?”
Gjykatësi iu përgjigj:”Kuptova që ai ishte hipokrit, nga njëra anë zgjonte miletin në pikë të mëngjesit, nga ana tjetër, për vete i kthehej shtratit dhe flinte gjumë sërish. Kurse kundërshtari i tij kishte zemër të bardhë, sa herë e hapja dhe kundroja brenda shkëlqente si floriri!”

Nga: Elmaz Fida