Gjykatesi i kërkon vogëlushit të vendosë për dënimin e babait, por vogëlushi befason

A keni dëgjuar ndonjëherë ndojë rast ku gjykatësi lejon të afërmit e të akuzuarit të vendosin dënimin? Asnjë, apo jo? Frank Caprio, gjykatësi komunal në Providence, Rhode Island në SHBA, është bere hiti i internetit pasi theu keto rregulla.

Në videon e postuar, gjykatesi Caprio ia la vendimin djalit 5-vjeçar të te denuarit, dhe e lejoj te vendosë për babain e tij. Por nuk ishte kushedi se cfare denimi. Ai u gjobit për parkim në anën e gabuar të rrugës. Videoja po behet virale në Facebook dhe njerëzit e duan atë, jo për shkak të gjyqtarit, por për shkak të Jakobit, i cili nuk e liron babanë e tij nga pagesa, edhe pse kishte mundesi, por e denon me 30 dollare.

Videoja e postuar nga UNILAD ka grumbulluar më shumë se 7.8 milionë shikime. Video fillon me gjyqtarin i cili i kërkon Jakobit të dalë dhe ta ndihmojë me rastin, dhe perfundon me marreveshje se nese babai i tij e qet ne restaurant per te ngrene, i denuari del pa asnje gjobe. /MESAZHI/