Gjysëmfinalet në Ligën e Kampionëve janë kompletuar, datat kur zhvillohen ndeshjet e para dhe ato kthyese

Tashmë janë kompletuar ndeshjet gjysmëfinale në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Dy skuadra angleze kanë siguruar plasmanin në gjysëmfinale, një spanjolle dhe një tjetër franceze.

Kësisoj skuadra më e trofeshme në këtë garë, Real Madrid do të përballet me Chelsean që ka ndryshuar për të mirë me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel.

Ndërkohë ndeshja tjetër gjysëmfinale do të jetë ajo mes dy skuadrave që kanë investuar shumë viteve të fundit.

Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City do të përballet me kampionin në fuqi të Francës dhe nënkampionin e Evropës, Paris Saint Germain.

Ndeshjet e para gjysëmfinale do të zhvillohen më 28 dhe 28 prill, derisa ato të kthimit do të zhvillohen pas një jave më 5 dhe 6 maj.

E finalja e madhe e Stambollit do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll, në stadium “Atatürk”