Borussia Moenchengladbachu ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Bayern Munichut për portierin Yann Sommer, ka shkruar “Kicker” të martën.
Edhe pse oferta e tretë ishte suksesshëm më e lartë se dy të parat, te Gladbachu janë të vendosur për të mos e liruar portierin zviceran pa u paguar çmimi i caktuar për kartonin e tij.
Bayerni ofroi nëntë milionë euro për Sommerin, ndërsa Gladbachu po insiston në dhjetë milionë për ta lënë të lirë portierin, të cilit i skadon kontrata në verë.
Sommer ka refuzuar rinovimin e kontratës me Gladbachun dhe ka njoftuar klubin se dëshiron t’i bashkohet Bayernit, ekip që është në kërkim të një portieri pas lëndimit të Manuel Neuerit.
Megjithatë, te Gladbachu nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesa prej dhjetë milionë eurosh. 34-vjeçari është pjesë e Gladbachut prej vitit 2014 dhe këtë sezon ka 15 paraqitje në të gjitha garat.








