Goditet për vdekje nga vetura një 19-vjeçar në Prishtinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 19-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga goditja nga një veturë, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thanë nga Policia e Prishtinës.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, vozitësi i dyshuar është arrestuar.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, kanë thënë nga Policia.