Google bën marrëveshje me padinë që kërkonte 5 miliardë dollarë dëmshpërblim

Pas përpjekjeve për të rrëzuar padinë e cila kërkonte 5 miliardë dollarë dëmshpërblim të përdoruesve, kompania tashmë ka vendosur të bëjë marrëveshje.

Në 2020-ën Google u godit nga një padi e cila akuzonte se ka gjurmuar përdoruesit e Chrome edhe në modalitetin e fshehtë Incognito.

Pas përpjekjeve për të rrëzuar padinë e cila kërkonte 5 miliardë dollarë dëmshpërblim të përdoruesve, kompania tashmë ka vendosur të bëjë marrëveshje.

Sipas Reuters dhe The Washington Post, asnjëra palë nuk ka dhënë detaje rreth marrëveshjes por thonë se dy palët kanë gjetur rrugën e përbashkët dhe do ta prezantojnë në Shkurt përballë trupit gjykues.

Padia thoshte se Google ka përdorur mjete si Analytics, aplikacione dhe shtojca shfletuesi për të monitoruar përdorues. Arsyetimi i tyre ishte se duke gjurmuar dikë në Incognito, kompania ka mashtruar përdoruesit duke i bërë të besojnë se mund të kontrollojnë informacionin që mund të ndajnë.

Asokohe Google shprehej se Incognito nuk ruan aktivitetin e përdoruesve në internet por uebsajtet ende grumbullojnë informacionet e tyre gjatë sesioneve.

Pala paditëse tregoi disa e-mail-e të brendshme të kompanisë që tregonin bisedat mes ekzekutivëve të Google të cilët provonin se kompania ka monitoruar përdorimin e shfletuesit edhe në Incognito për tu shitur përdoruesve reklama dhe gjurmuar trafikun e tyre në ueb.

5 mijë dollarë dëmshpërblim është kërkuar për çdo përdorues të Chrome në SHBA.