Ballina Arritje Teknologji Google ka krijuar monopol të paligjshëm në kërkimin online thotë një gjykatë...

Google ka krijuar monopol të paligjshëm në kërkimin online thotë një gjykatë në SHBA

Gjithashtu është një dritë jeshile për autoritetet Amerikane të cilat mund të marrin më shumë masa ndaj Big Tech, një sektor që ka qenë nën presion nga i gjithë spektri politik dhe jo vetëm në SHBA.

Një gjykatë Amerikane tha ditën e Hënë se Google ka shkelur ligjet e konkurrencës duke shpenzuar miliarda dollarë për krijimin e monopoli të paligjshëm dhe shndërruar në motorin parësor të kërkimit në mbarë botën.

Vendimi është fitorja e parë e madhe e autoriteteve federale përballë dominimit të Big Tech. Ai i hap rrugë një gjyqi të dytë i cili mund të përcaktojë ndërhyrjet e nevojshme dhe potencialisht mund të përfundojë në ndarjen e Google duke ndryshuar plotësisht peizazhin e reklamimit online që Google e ka dominuar prej vitesh.

Gjithashtu është një dritë jeshile për autoritetet Amerikane të cilat mund të marrin më shumë masa ndaj Big Tech, një sektor që ka qenë nën presion nga i gjithë spektri politik dhe jo vetëm në SHBA.

Google kontrollon afro 90 përqind të kërkimit online në PC dhe 95 përqind tek smartfonët. “Gjykata ka arritur në përfundimin se Google është një monopol dhe ka vepruar si tillë për të mbajtur monopolin,” tha trupi gjykues i Uashington D.C.

Kompania mëmë Alphabet tha se do të apelonte vendimin e gjykatës. Trupi gjykues theksoi se Google në 2021 ka paguar 26.3 miliardë dollarë për tu siguruar se motori i saj i kërkimit është i pari tek smartfonët dhe shfletuesit.

Çështja u hap nga administrata Trump ndërsa doli para gjykatës në Shtator të vitit të kaluar. Në katër vitet e fundit rregullatorët kanë paditur Meta, Amazon, dhe Apple duke pretenduar se kompanitë kanë krijuar monopole.

Të gjitha këto çështje janë hapur nga administrata e ishte presidentit Trump.