Google Maps sjell më në fund dark mode në iOS

Pamja e re është dizajnuar që të reduktojë lodhjen e syve, kursyer baterinë në ekranet OLED ndërsa ka prej atyre përdoruesve që preferon këtë pamje.

Me iOS 13 Apple lançoi dark mode për të gjitha aplikacionet në iPhone, dhe që atëherë shumica e tyre kanë adoptuar pamjen alternative.

Tashmë Google Maps është aplikacioni i radhës që lançon pamjen alternative e cila është e disponueshme në Android prej kohësh.

Pamja e re është dizajnuar që të reduktojë lodhjen e syve, kursyer baterinë në ekranet OLED ndërsa ka prej atyre përdoruesve që preferon këtë pamje.

Në javët e ardhshme gradualisht të gjithë përdoruesit do të kenë akses në këtë pamje.

Përdoruesit mund të zgjedhin mes tre opsioneve: Always in light theme; Always in dark theme dhe Same as device theme që është edhe opsioni i rekomanduar për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian