Google Pixel 7 Pro konkurron me iPhone 14 Pro me dizajn dhe kamera të reja

Ajo është përmirësuar ndjeshëm është kamera telefoto me një sensor 48-megapiksel me zmadhim optik 5X dhe hibdrid prej 30X. Të dy telefonët Pixel 7 kanë çipin e gjeneratës së dytë Tensor G2.

Pixel 7 Pro u prezantua në Maj të 2022 por detajet e fundit Google i kishte ruajtur për evenimentin e Tetorit.

Smartfoni sjell një ridizajnim të madh të pamjes së jashtme duke shtuar një kornizë prej alumini dhe një shirit kamere. Ekrani 6.7-inç mbulohet nga një xham Gorilla Glass Victus dhe smartfoni ka mbrojtje IP68 ndaj ujit dhe pluhurit.

Vetë paneli është QHD+ LTPO OLED me frekuencë rifreskimi prej 120Hz duke siguruar një lundrim të ëmbël nga interneti në aplikacione të ndryshme. Ndriçimi prej 1,500-nits është shumë më i lartë sesa Pixel 6 Pro por ende larg asaj çfarë Apple ka arritur me iPhone 14 Pro prej 2,000-nits.

Pixel 7 Pro ka edhe disa përmirësime të ndjeshme të kamerës. Dy prej tre të tillave janë identikë me Pixel 6 Pro. Edhe njëherë tjetër kamera 50-megapiksel me haphe f/1.85 dhe kamera 12-megapiksel ultrawide me hapje f/2.2 rikthehen ku ky i fundit ka një kënd prej 125.8 gradësh nga 114 në modelin e vitit të kaluar.

Ajo është përmirësuar ndjeshëm është kamera telefoto me një sensor 48-megapiksel me zmadhim optik 5x dhe hibdrid prej 30x. Të dy telefonët Pixel 7 kanë çipin e gjeneratës së dytë Tensor G2.

Kompania thotë se ky çip sjell funksione të avancuara të njohjes së zërit dhe më shumë fuqi në machine learning. E përkthyer ndryshe, procesori është më efikas në detyra intensive si përpunimi i imazheve.

Night Sight është 2 herë më e shpejtë falë këtij çipi.

Në aspektin e sigurisë Google ka integruar një çip Titan M2 sigurie për skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe të fytyrës. Pixel 7 Pro ka bateri prej 5,000 mAh që karikohet në 50% për 30 minuta përmes teknologjisë 30W. Smartfoni fillon nga 899 dollarë. /PCWorld Albanian