Google Play Store shton një seksion të ri të aplikacioneve dhe lojërave në ofertë

Vetë Google tha se Offers është një tab i ri që ndihmon përdoruesit të zbulojnë ofertat më të fundit në lojëra dhe aplikacione.

Google lançoi së fundi një tab të ri në PlayStore quajtur Offers dhe të paraqet oferta aplikacionesh, lojërash, filmash, librash dhe blerjesh të tjera.

Tabi i ri shfaqet në fund të ekranit të Play Store së bashku me tabet e aplikacioneve, lojërave, filmave dhe librave dhe është i ndarë nga seksioni “Offers and Notifications.”

Vetë Google tha se Offers është një tab i ri që ndihmon përdoruesit të zbulojnë ofertat më të fundit në lojëra dhe aplikacione.

Kur e aksesoni shfaqen disa karuselë me aplikacione e lojëra. Në të kaluarën Google ka pasur një aplikacion të tillë quajtur Offers ku përdoruesit mund të gjenin ofertat bazuar në vendndodhjen e tyre por që daton nga 2011 kur Google Play quhej Android Market. /PCWorld Albanian