Google po përgatitet të konkurrojë me ChatGPT

Gjatë raportimit të financave të kompania, Pichai foli për mënyrën sesi kompania synon të “zbllokojë mundësitë e jashtëzakonshme të AI” duke thënë se teknologjia po arrin një pikë shpërthimi.

Google mund të përgatitet të konkurrojë me ChatGPT të OpenAI duke lejuar njerëzit të ndërveprojë me modelet e saj më të fuqishme të gjuhës si një shoqërues kërkimi sipas CEO-s Sundar Pichai.

Do të ishte një lëvizje e madhe për kompaninë ndërsa sisteme si ChatGPT dhe DALL-E janë bërë viralë. Google është një prej kompanive që ka bërë më së shumti kërkime në inteligjencë artificiale por ende nuk ka një përgjigje publike ndaj mjeteve të tilla.

Gjatë raportimit të financave të kompania, Pichai foli për mënyrën sesi kompania synon të “zhbllokojë mundësitë e jashtëzakonshme të AI” duke thënë se teknologjia po arrin një pikë shpërthimi.

Pichai tha se kompania po planifikonte të bënte shumë gjëra në muajt në vijim, diçka për të cilën është përgatitur që prej vitit të kaluar. Google thotë se modeli i parë është LaMDA, modeli bashkëbisedues me inteligjencë artificiale i kompanisë, edhe pse nuk është e qartë se çfarë forme do të marrë.

Me shumë njerëz të cilët po thonë se ChatGPT mund të zëvendësojë Google Search, kompania me siguri e ka ndjerë një presion të tillë. Raportohet se Google ka vënë ekipe për të testuar robotin e saj rival të komunikimit me AI. /PCWorld Albanian