Google sinjalizon katër probleme kritike sigurie të Chrome që kanë nevojë për përditësim urgjent

Aktualisht shfletuesit e tjerë bazuar në Chromium po nxitojnë të përditësojnë. Brave dhe Microsoft Edge kanë kaluar në Chromium 128 por përfshijnë vetëm përditësimin e sigurisë së javës së kaluar.

Javën e kaluar Google bëri publik versionin 128 të Chrome duke adresuar disa probleme sigurie zero-ditore.

Tani kompania ka lançuar përditësimin dhe në vëmendje janë katër probleme kritike sigurie të cilat sipas kompanisë ende nuk janë shfrytëzuar për sulme.

Shfletuesit e tjerë bazuar në Chromium do ta pasojnë. Të katër problemet konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga Google: CVE-2024-7969, CVE-2024-8194, CVE-2024-8193 dhe CVE-2024-8198.

Chrome zakonisht përditësohet vetë kur një versioni i ri bëhet i disponueshëm por nëse shfletuesi juaj ende nuk është përditësuar, atëherë duhet të navigoni në menunë e përfaqësuar nga një ikonë me tre pika vertikale dhe të shkoni në Help > About Google Chrome.

Aktualisht shfletuesit e tjerë bazuar në Chromium po nxitojnë të përditësojnë. Brave dhe Microsoft Edge kanë kaluar në Chromium 128 por përfshijnë vetëm përditësimin e sigurisë së javës së kaluar.

Ndërkaq Opera 113 sapo ka kaluar në Chromium 127 ndërsa Vivaldi 6.8 bazohet në Chromium 126. Versioni 6.9 i Vivaldi bazohet në Chromium 128.