Google u godit nga sulmi më i madh DDoS regjistruar ndonjëherë

Sipas Google në dy minuta Google u godit me më shumë RPS sesa shikoi Wikipedia gjatë gjithë muajit Shtator 2023.

Sulmet DDoS mund të mos jenë sulmet më të sofistikuara të sigurisë kibernetike, por dëmi që ato bëjnë është real. Google së bashku me disa kompani të tjera cloud raportuan rekord të reja për sulmin më të madh DDoS regjistruar ndonjëherë.

Google Cloud u godit nga sulmi DDoS më i madh në histori në muajin Gusht duke arritur në 398 milionë kërkesa për sekondë (RPS.) Sa i madh është ky sulm?

Sipas Google në dy minuta Google u godit me më shumë RPS sesa shikoi Wikipedia gjatë gjithë muajit Shtator 2023.

Sulmi ndaj Google Cloud ishte 7 herë më i madh sesa sulmi më i madh DDoS regjistruar më parë. Sulmi rekord deri në atë moment ishte raportuar po nga Google me 46 milionë RPS.

Por Google nuk ishte i vetmi që u godit. Cloudflare, një rrjet i shpërndarjes cloud, dhe Amazon Web Services (AWS), ofruesi më i madh cloud në botë, raportuan se ishin goditur gjithashtu.

Cloudflare u përball me sulmin DDoS prej 201 milionë RPS ndërsa AWS me 155 milionë RPS. Këto sulme vijojnë në fund të muajit Gusht dhe vijojnë edhe sot sipas Google.

Pavarësisht tyre, infrastruktuara për përballimin e sulmeve të Google, Cloudflare dhe Amazon siguruan që shërbimi të vazhdonte i pandërprerë për konsumatorët.