Nëntë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në mbrëmje në Libanin jugor, transmeton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze raportoi se avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në qytetin Majdal Selm, duke vrarë nëntë anëtarë të familjes Saleh.
Disa të tjerë u plagosën në sulm.





