Grabitje me armë në barnatore, arrestohet një person

Nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, mbrëmë kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, me datën 17.09.2018 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar S. A, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri:

një Pistoletë e tipit CZ,
dy karikatorë dhe
dymbëdhjetë fishekë.

Ndaj personit të dyshuar Prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.