Granada, surpriza e këtij sezoni – a mund të bëhen ‘Leicesteri i La Ligës’?

Në javën e pesë të sezonit Granada mundi Barcelonën 2-0 në shtëpi. Ata ishin lartë në tabelë, por njerëzit ishin skeptikë sesa mund të zgjaste kjo.

Tani në javën e 10 ata janë një pikë mbi Barcelonën në tabelë dhe në krye të La Liga. Klubi, ku të gjithë lojtarë nuk marrin as sa paga e Lionel Messit, janë surpriza e këtij sezoni.

Shumica akoma pranojnë që nuk do të zgjasë shumë, por mbase kjo është një fenomen i vërtetë dhe jo thjesht një start i mirë në këtë fillim sezoni, transmeton lajmi.net.

Fillimi i pabesueshëm i Granadës në sezon përfaqëson mbivlerësim në një shkallë të madhe. Ata kanë buxhetin e tretë më të vogël të pagave – vetëm Valladolid dhe Mallorca kanë financa më të dobëta se ata.

Dhe ndërsa Granada – për shkak të rregullave të ligës – lejohet vetëm të shpenzojnë 35.6 milionë euro për paga, ata po udhëheqin kampionatin përpara Barcelonës (që shpenzon 671 milionë euro në pagat e skuadrës së tyre) dhe Real Madrid (që shpenzojnë 641 milionë euro).

Paraja nuk ka rëndësi për momentin. Dhe historia është duke u bërë. Granada kishte qenë vetëm një herë më parë si lidere. Në javën e pestë të sezonit 1973/74 ata udhëheqnin ligën për vetëm një javë. Tani 46 vjet më vonë, ata e kanë bërë për herë të dytë.

Është e vërtetë që ata janë në krye, sepse Clasico ishte shtyrë, por edhe nëse ndeshja e Barcelona – Real Madrid do të luhej ata do të kishin qenë mbi një nga dy skuadrat e mëdha të Spanjës, dhe me më shumë se një çerek sezoni ka kaluar.

A mund të jetë një mrekulli si ajo e Leicester në Premierligë tre vite më parë? Le ta shohim, muajt e ardhshëm do ta tregojnë këtë gjë.