Griezmann, lojtari më produktiv në La Liga këtë edicion

Antoine Griezmann po arrin që të përshtatet mjaft mirë tek skuadra e Barcelonës.

Griezmann, i cili ka kaluar tek Barcelona vetëm gjatë kësaj vere, po arrin që të përshtatet mjaft mirë në lojën e skuadrës katalane.

Dyshimet ishin të mëdha nëse francezi do të mund të lidhej me Lionel Messi, por këto dyshime po hidhen poshtë nga ai.

Griezmann është lojtari më produktiv në La Liga këtë edicion, duke u përfshirë në 7 gola të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Griezmann ka shënuar katër gola dhe ka shtuar tri asistime për skuadrën  kampione në La Liga.

Me siguri se me kalimin e kohës francezi do të përshtatet edhe më mirë në lojën e skuadrës së re.