Grumbullohen 300 mijë funte: Fillojnë kërkimet private për Emiliano Sala

Më shumë se 300 mijë funte janë grumbulluar për të mundësuar kërkimet private mbi të zhdukurin Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas është zhdukur gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, nga Franca për në Kardif. Pas katër ditë kërkimesh nga policia e Guernsey, kërkimet ishin ndërprerë pasi nuk ishte gjetur asnjë shenj nga të zhdukurit. Me anë të “GoFundMe”, janë grumbulluar më shumë se 300 mijë funte, të cilat do t’i mundësojnë familjes që të angazhojnë dy anije private për kërkimet e lojtarit, shkruan “BBC Sport”, transmeton lajmi.net. Aeroplani që po udhëtonte nga Franca në Kardif, kishte humbur nga radari mbi kanalin anglez, afër Guernsey. Në mesin e atyre që kontribuuan në këtë fondacion kishte edhe shumë lojtar të njohur.