Grupi i monitorimit: 65 raketa perëndimore të kapura nga mbrojtja ajrore siriane

Grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane kapi më shumë se 65 raketa të lëshuara nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Grupi i monitorimit tha se në objektivat e qëlluara janë:

  1. Dy qendra kërkimore në Jamraya në Damaskun verior dhe Barzeh në Damaskun veriperëndimor
  2. Depot që lidhen me divizionin e katërt të Gardës Republikane në fushën ajrore ushtarake Mezzeh
  3. Magazina në zonën e Kiswah në jug të kryeqytetit
  4. Qendra kërkimore shkencore në periferi të qytetit Homs

Më parë Ministria ruse e Mbrojtjes tha se janë kapur 71 nga 103 raketa në total nga sistemet e mbrojtjes ajrore siriane.

Rusia tha se nuk ka raketa perëndimore në zonat e mbuluara nga sistemet më të reja të mbrojtjes ajrore. Bëhet fjalë për një port dhe aeroport që përdoren sistemet e mbrojtjes ajrore ruse./Ora News