Guardiola pozitiv me COVID-19

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tekniku spanjoll është personi më i fundit që ka dal pozitiv me koronavirus, derisa janë plotë 21 raste pozitive në skuadër, transmeton lajmi.net.

Man City përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se 14 pjesëtarë janë pozitiv me COVID-19, derisa edhe shtatë lojtarë gjithashtu janë të prekur.

“Pep Guardiola do mungojë në ndeshjen e nesërme për FA Cup ndaj Swindon Town pasi doli pozitiv me COVID-19”, shkruhet në komunikatë.