Gucati: Në shtator aktakuzat e para të Speciales

Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.

Gjykata Speciale, e cila para më shumë se shtatë muajve ka filluar me dërgimin e ftesave të para për ish-komandantë e pjesëtarë të UÇK-së, pritet që në shtator të këtij viti pas rreth 100 ftesave të dërguara të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave të para.

Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka bërë të ditur që muaji shtator dhe muaji tetor do të jenë muajt e aktakuzave të para.