Guterres: Të drejtat e njeriut nuk mund të konfiskohen nga diktatorët

Të drejtat e njeriut nuk mund të konfiskohen nga diktatorët dhe as të fshihen nga varfëria, tha sot në Twitter sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

”Ato janë të pashmangshme dhe të fuqishme”, theksoi ai.

”OKB punon çdo ditë dhe kudo për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut për të gjithë”, përfundon ai. /atsh