Haalandi i pandalshëm, shënon dy herë në fitoren e thellë ndaj Union Berlinit

Dortmundi ka shënuar fitore prej 5 me 0 në shtëpi ndaj Union Berlinit.

E sërish ka shkëlqyer sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, duke shënuar dy herë në këtë takim, transmeton Koha.net.

Golat e tjerë u shënuan nga Sancho, Reus, e Witsel.

Në vendin e tretë Dortmundi tani ka 39 pikë, derisa Union Berlini në vendin e 12 ka 23 pikë.