Ballina Sport Futboll Hajdari e konfirmon se është mirë: Faleminderit për mbështetjen

Hajdari e konfirmon se është mirë: Faleminderit për mbështetjen

Lojtari i Kosovës, Albian Hajdari, mbrëmë pësoi një lëndim në kokë, gjatë një dueli në ajër në ndeshjen Kosovë-Turqi.

Stafi mjekësor u desh t’ia fashojë kokën që po i gjakonte, teksa çaste më vonë, Hajdari la fushën.

Trimi dardan sot ka marrë rrugën për në Gjermani, ndërkaq për të gjithë përkrahësit, ai ka një mesazh.

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura. Unë jam mirë, faleminderit” shkroi Hajdari, duke postuar një fotografi.

Kosova mbrëmë nuk arriti të sigurojë kualifikimin në botëror, por me super kampanjën që bëri në këtë garë, dëshmoi se e ardhmja është premtuese!