Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: “Përshkallëzim i rrezikshëm”

Hamasi dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: “Përshkallëzim i rrezikshëm”

Grupi i rezistences palestineze Hamasi ka dënuar ashpër sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i quajtur një “agresion brutal” dhe “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

“Në këtë agresion të egër shohim një përshkallëzim të rrezikshëm, një bindje të verbër ndaj axhendave të Izraelit, dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e publikuar të dielën në mëngjes.

Hamas, që ka lidhje të ngushta me Iranin, e konsideroi sulmin “shkelje të të gjitha normave dhe konventave ndërkombëtare” dhe u zotua se do ta mbajë SHBA-në dhe Izraelin përgjegjës për pasojat. /mesazhi