Hamasi: Në sulmet e Izraelit në Gaza humbën jetën 2 pengje izraelite ndërsa 8 u plagosën

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se 2 pengje izraelite humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës në 96 orët e fundit, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë Telegram, Brigadat Kassam dhanë informacion lidhur me pengjet e vrara në sulmet e Izraelit.

Thuhet se 2 pengje izraelite humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës në 96 orët e fundit.

Gjendja e pengjeve të plagosur sa vjen e përkeqësohet për shkak të mungesës së trajtimit të nevojshëm, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se për jetën e pengjeve të plagosur përgjegjës është Izraeli i cili vazhdon sulmet e tij.