Hamasi: Shkatërruam 5 tanke duke përdorur raketat e pashpërthyera izraelite

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzedin Kassam njoftoi se kanë shkatërruar 5 tanke, kanë vrarë dhe plagosur ekuipazhet e tyre duke përdorur dy raketat e pashpërthyera që ushtria izraelite ka lëshuar ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se 2 raketat dy tonëshe të lëshuara nga forcat izraelite ndaj shtëpive të civilëve në Rripin Gazës nuk shpërthyen.

“Dy raketat u vendosën në rrugën e automjeteve të pushtuesve në rajonin Jabalia dhe shpërthyen kur automjetet mbërritën në zonë”, thuhet në deklaratën ku shpjegohet se me përdorimin e këtyre raketave u shkatërruan 5 tanke izraelite si dhe u vranë dhe u plagos i gjithë personeli i tyre.

Sipas burimeve palestineze të sigurisë, ushtria izraelite që nga 7 tetori e deri më tani ka lëshuar mijëra raketa në Rripin e Gazës por që një pjesë e tyre nuk kanë shpërthyer për arsye teknike.

Forcat palestineze të rezistencës, në përgjithësi përdorin materialet shpërthyese të këtyre raketave për të prodhuar eksplozivë dhe koka raketash.