Hamza: Jam i bindur që qytetarët do të votojnë në mënyrë demokratike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre të lirë.

Pas votimit, Hamza është shprehur i bindur se qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë demokratike dhe ka theksuar se pret një rezultat të mirë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre. Jam i bindur që kjo do të jetë një ditë e qetë dhe e mirë, ku qytetarët do të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë dhe rezultati të jetë pozitiv”, ka deklaruar Hamza para mediave.

Hamza ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë, duke shtuar se do ta bëjë maksimumin që pas zgjedhjeve të mos ketë vakum institucional dhe Kosova të ketë sa më shpejt institucione.