Hapet rruga për transferimin e Hadërgjonajt te Fenerbahce

Mbrojtësit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i është hapur rruga për transferim te Fenerbahce.

Gjigantët turk kanë njoftuar se kanë vendosur për t’i ndarë rrugët me mbrojtësin e krahut të djathtë, Mauricio Isla

“Është arritur marrëveshje e ndërsjellë me Mauricio Isla për të ndërprerë bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Fenerbahces, përcjell lajmi.net.

Largimi i Isla, mund të bëjë të mundur finalizimin e një marrëveshje për transferimin e Hadërgjonajt te Fenerbahce, pjesë e të cilës skuadër është edhe Vedat Muriqi.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë raportime për interesimin e Fenerbahces për Hadërgjonajt, me lojtarin që është në pronësi të Huddersfield, por është i huazuar te Kasimpasa.

Florent Hadërgjonaj vitin e kaluar ka vendosur të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.